E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha: Më 5 shkurt u firmos mrekullia e re e Partisë Demokratike, bashkimi i demokratëve

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm përpara protestuesve nga ballkoni i shtëpisë së tij, ka deklaruar se opozita do fitojë se  demokratët janë misionarë të pamposhtur.  

“Në  5 shkurt, me betejën tuaj pa kthim, ju firmosët mrekullinë e re të PD, bashkimin e demokratëve”, u shpreh Berisha. Ju të dashur miq bëtë histori. Ju shembët një nga tabutë më të zeza të trashëguara nga e shkuara jonë diktatoriale ”tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, politika shqiptare nuk është më e njëjtë që nga 5 shkurti, sepse ju dëshmuat se ndonëse mendoni ndryshe, ndonëse kemi kritikuar njëri-tjetrin, ndonëse kemi pasur përplasje me njëri-tjetrit dhe jemi parti e individit të lirë, kur vjen puna te interesi kombëtar, te vlera e lirisë, te demokracia, ne bëhemi një dhe i dalim zot vendit, i dalim zot pluralizmit, i dalim zot Shqipërisë.

“Sepse miq, kjo është demokracia, ky është pluralizmi”, përfundon Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›