E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i BE-së: Pa garantim të votës, nuk ka integrim

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui, është shprehur se Shqipëria nuk mund të integrohet dhe të jetë pjesë e BE-së, nëse nuk arrin që të garantojë votën e qytetarëve të vet. Deklarata e ambasadorit është bërë në tyrezën e organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) për impaktin e liberalizimit të vizave.

Ndërkohë, përveç votës, Sekui ka thënë se një hap i rëndësishëm që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së, është edhe garantimi i të drejtës së pronës, gjë që deri më tani nuk ka ndodhur.

Në lidhje me liberalizimin e vizave, Sekui ka thënë se ky është hapi i parë për integrimin e Shqipërisë në BE, por, sipas tij, duhet që demokracia në Shqipëri të piqet dhe të përmbushë detyrimet e vet, të cilat janë të shumta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›