E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani:Ekonomia në rritje.Normë e njëjtë interesi

TIRANË- Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit, prej 5.25% dhe ka vlerësuar rritje të ekonomisë gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Gjatë një konference për shtyp, guvernatori i BSH, Ardian Fullani ka deklaruar se rritja ekonomike është mbështetur si nga kërkesa e huaj për mallra shqiptare, ashtu dhe nga kërkesa e brendshme.

Sipas tij, konsumi në vend mbetet i ngadaltë, por rritja e moderuar e importeve ka sjellë përmirësim të deficitit tregtar, duke ndihmuar në balancimin e kërkesë dhe ofertës për valutë dhe ruajtjen e vlerës së monedhës kombëtare.

Ai ka bërë me dije se inflacioni qëndroi 1 përqindje mbi objektivin afatmesëm, duke shtuar se tremujori i parë i vitit 2011 ka rritje pozitive.

Në terma mesatare kjo rritje është më e ulët se rritja potenciale e ekonomisë dhe presionet inflacioniste kanë qenë të dobëta- tha ai.

Fullani ka theksuar se rritja e cmimeve i dedikohet rritjes së mallrave të ushqimeve dhe naftës, në tregjet botërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›