E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, pro heqjes së kombësisë me ligj

Prej muajsh, në Shqipëri ka nisur një debat në lidhje me kombësinë. Disa gjykata, si ajo e Përmetit dhe Sarandës, e kanë çuar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se mijëra persona kanë hequr dorë nga kombësia, për shkak se ajo është vendosur si kriter në të dhënat e gjendjes civile nga ana e qeverisë.

Por, pavarësisht abuzimit që ka ndodhur me kombësinë, qeveria është kundër heqjes së kombësisë nga gjëndja civile. Përfaqësuesja e qeverisë, Marsida Xhaferllari ka shprehur shqetësimin përpara anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese se, nëse hiqet termi kombësi, çështja është se sa do të ndikojë kjo më pas në ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve. Kombësia është përbërës i gjendjes civile.

Duke dhënë procedurën e regjistrimit të kombësisë dhe veçoritë e këtij elementi pak a shumë të barabartë me elementë të tjerë të gjendjes civile, opinioni ynë është të vendosim një ekuilibër të përshtatshëm. Nga viti 2003 në 2011-ën, pas tetë viteve bëhet kërkesë për kontrollin e antikushtetutshmërisë. Ky ligj ka tetë vite që lexohet nga këto tri gjykata, që kombësia është përbërëse e gjendjes civile, – tha përfaqësuesja Xhaferllari.

Rreth 2000 persona e kanë lënë kombësinë shqiptare në Korçë, Përmet dhe Gjirokastër dhe për këtë arsye kombësia në gjendjen civile është kundërshtuar fort, fillimisht nga nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu dhe më pas të tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›