E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i BE-së uron presidenten Shiroka Pula: Mbështetja jonë, e palëkundur

PRISHTINË, 7 tetor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, e ka uruar kryeakademiken, Justina Shiroka Pula pas marrjes së detyrës së presidentes të Kosovës.

Ambasadori i BE-së, duke i shprehur urime shefes së shtetit, ka theksuar rëndësinë e rikthimit të stabilitetit politik dhe institucional në Kosovë duke cekur që mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës me 81 vota për në seancën që nisi më 6 tetor.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›