E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ambasadori i Greqisë në Beograd: Nuk ndryshojmë qëndrimin, s’e njohim Kosovën

Ambasadori grek në Beograd, Giorgos Giakofotakis ka deklaruar se qëndrimi i tyre ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë. Ai deklaroi se Greqia nuk do e njohë Kosovën.

“Greqia nuk po ndryshon qëndrim dhe nuk do ta njohë Kosovën. Gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd (3 qershor), Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, përsëriti se qëndrimi i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës”, tha ambasadori për Tanjug.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, me rastin e rritjes së aktiviteteve diplomatike të Prishtinës në bisedimet me zyrtarët grekë për njohjen e Kosovës, ka deklaruar se Athina mban marrëdhënie të mira me autoritetet në Prishtinë, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, si dhe se bashkëpunon në kuadër të organizatave rajonale në Evropën Juglindore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›