E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta me Ukrainën, Estonia ndalon hyrjen për një javë në territorin e saj për shtetasit rusë

Estonia do të ndalojë hyrjen për një javë në territorin e saj për shtetasit rusë edhe për ata që kanë viza Shengen si sanksion kundër Rusisë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm estonez Urmas Reinsalu, raporton La Repubblica.

“Pas një jave do të zbatohet një sanksion për vizat Shengen të lëshuara nga Republika e Estonisë për qytetarët e Federatës Ruse. Sanksioni do të thotë se vizat do të mbeten të vlefshme, por mbajtësve të tyre do t’u ndalohet hyrja në Estoni,” shtoi ai.

Estonia dhe Finlanda i kanë bërë thirrje BE-së që të ndalojë lëshimin e vizave turistike për rusët, në një përpjekje për të filluar me një front të ri sanksionesh pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›