Pranga dy personave, iu gjetën armë

Strukturat e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan dy persona të akuzuar për trafikim armësh nga Mali i Zi në Shqipëri me qëllim shitjen dhe tregtimin e tyre për qëllime përfitimi.
Policia tha se gjatë aksionit të koduar me emrin "Qerreti II", janë vendosur në pranga dy shtetasit:
-Arif Banush Zelo, 52 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë, i proçeduar disa herë më parë për veprën penale të "Vjedhjes" si dhe të "Trafikimit të lëndëve narkotike",
-Ermir Sefedin Dalipaj, 32 vjeç, banues në Dushk Lushnjë.
Policia sqaroi se këta persona u kapën në flagrancë në segmentit nacional në afersi të fshatit Qerret në Kavajë, gjatë monenteve të qarkullimit me automjetin tip Benz, me targa LU 0692 C, ku pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në automjetin e tyre, u bllokuan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të tipit pistoletë Zastava me 50 copë fishekë si dhe një selenciator.
"Gjatë kontrollit të banesave të tyre iu gjetën dhe ju sekuestruan në cilësinë e provave materiale edhe dy pistoleta të tjera model 27 dhe zastava model 70' si dhe një armë zjarri automatik me 50 fishekë të tjerë pistolete", sqaruan burimet e policisë.
Sipas tyre, në sajë të hetimeve, u konkludua se shtetasit e ndaluar i siguronin armët duke i blerë në Mal të Zi, më pas duke kaluar në mënyrë ilegale përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Muriqanit, me qëllim tregëtimin në Shqipëri të armëve e municioneve, dhe përfitimin monetar të tyre.