E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i OSBE-se Wollfarth Te kompletohet reforma zgjedhore

11-10-2010 / Gazeta 55

Prezenca e OSBE-se ne Tirane kerkon kompletimin e reformes zgjedhore. Deklarata eshte bere sot nga ambasadori Eugen Eumlollfarth gjate nje takimi te zhvilluar me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Kryetarja e Kuvendit duke vleresuar rolin e OSBE gjate ketyre viteve ne konsolidimin e topalli 11 demokracise dhe institucioneve te se drejtes ne Shqiperi shprehu kenaqesine per votimin e merituar historik te heqjes se vizave nga Parlamenti evropian. Kryetarja e Kuvendit tha se ky votim eshte ratifikimi i progresit te jashtezakonshem qe shqiptaret kane bere gjate ketyre viteve dhe reformave te pandalshme te qeverise Parlamentit dhe institucioneve ne cdo fushe. Miratimi i Rezolutes per heqjen e vizave nga Parlamenti evropian nuk ishte nje dhurate por nje votim i merituar per nje vend qe ka ndryshuar shume ne nje kohe kaq te shkurter- u shpreh Topalli. Kryetarja e Kuvendit gjate nje permbledhjeje per zhvillimet ne vend vleresoi paketat e shumta ligjore qe Parlamenti ka miratuar per zhvillimin dhe integrimin evropian te Shqiperise nderkohe qe ligje te tjera te rendesishme priten te miratohen ne javet ne vijim. Ajo rikonfirmoi vullnetin e plote te mazhorances per reformen e re te sistemit zgjedhor sipas rekomandimeve te Raportit te fundit te ODHIR si dhe shtrirjen e dores se bashkepunimit me opoziten. Ambasadori Eumlollfarth falenderoi Kryetaren e Kuvendit per vleresimin e rolit te Prezences se OSBE-se dhe e siguroi ate per vijimesine e mbeshtetjes se kesaj organizate ne reformat ligjore dhe konsolidimin e institucioneve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›