E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundja e rende operacion ne Itali per jetimen

11/10/2010Nderhyrja nga ministri Vasili. Kristina vuan nga nje semundje ne shtyllen kurrizore

BERAT- Kristina Agalliu vajza 12-vjecare nga fshat Gjoroven i komunes Velabisht 6 km ne jug te qytetit te Beratit dje paradite ka marre premtimin e ministrit te Shendetesise Petrit Vasili se se shpejti do te udhetoje drejt nje spitali italian per te kryer nje operacion nga i cili vajza e mitur do te shpetoje njehere dhe pergjithmone nga rreziku per tu paralizuar nga nje semundje e rende qe ka ne shtyllen kurrizore. Ka qene vete ministri i Shendetesise Vasili ai qe ka mberritur ne familjes Agalliu ku vajza jeton me dy gjysherit e saj 70-vjecar.

Semundja

Historia e dhimbshme dhe e trishte e Kristina Agalliut ka nisur qe tre vjet me pare ku vogelushes i jane shfaqur shenjat e para te semundjes ndersa tashme qe prej gjashte muajsh vajza eshte ne pritje te nje donacioni per tu operuar jashte vendit pasi nderhyrja kirurgjikale eshte e paperballueshme per familjen e saj. Gjyshi i saj me te cilen vajza jeton prej moshes 6-muajshe kohe ne te cilen e ka lene nena e saj e ndare nga jeta ka vizituar disa here te mituren ne spitalet e Beratit dhe te Tiranes por askush nuk ka mundur qe tia marrin persiper operacionin per arsye te kushtimit te tij. Vajza 12-vjecarja nxenese e klases se shtate eshte duke vuajtur nje semundje te veshtire e cila mund ti shkaktoje paralizimin nese nuk nderhyhet ne shpinen e saj nga ana e mjekeve. Kristina e vogel jeton me dy gjysherit e saj pasi nena e ka lene vetem gjashtemuajshe nderkohe qe pas vdekjes se gruas i ati i Kristines ka ngritur nje familje tjeter duke ja besuar vajzen e mitur prinderve te tij. Kristina eshte rritur dhe vazhdon te jete nen kujdesin e gjysherve Rakip dhe Urma Agalliu te cilet edhe pse shume te varfer me lot ne sy bejne apel per ndihme per mbesen e tyre e cila rrezikon te kaloje gjithe jeten ne shtrat nese nuk kryen operacionin. Gjyshi 73-vjecar Rakipi tregon se semundja e mbeses se tij ka perparuar dhe rrezikon ta paralizoje ne te gjithe trupin nese nuk nderhyhet ne kohe. Une dhe gruaja ime i kemi kushtuar gjithe jeten tone Kristines duke u kujdesur per te qe kur ajo ishte vecse nje foshnje pasi Kristina ishte vetem gjashte muajsh kur nena e saj nderroi jete. Djali im ndertoi nje familje te re ne nje qytet tjeter pas vdekjes se gruas dhe une dhe Urmaja vendosem qe ta mbanin Kristinen vete duke u kujdesur per te. Por ndonese e kemi rritur mbesen me shume mund pasi jemi dhe vete te moshuar sot nuk mundemi ta shpetojme ate nga rreziku tregojne dy gjysherit e saj 70-vjecar. Urmaja gjyshja e vajzes tregon se tre vjet me pare mbesa filloi te shfaqe shenjat e para te semundjes duke u ankuar per dhimbje te medha te mesit dhe shpines. E derguam Kristinen ne spitalin e Beratit ate ushtarak ku dhe u konstatuan shenjat e para te semundjes dhe behej fjale per nje spostim te shtylles kurrizore duke i prekur dhe ndjeshmerine. Qe tre vite me pare mjeket me thane se Kristina kishte nje semundje te lindur qe prek shtyllen kurrizore dhe si pasoje e spostimit mund ti krijonte nje hark ne shpatull e cila shkon deri ne paralizim. Qe tre vite me pare mjeket na thane se nderhyrja kirurgjikale ishte tejet e veshtire dhe shume e kushtueshme cka do te thote se ishte e paperballueshme ne kushtet kur ne kemi te ardhura vetem dy pensione pohon Kristina. Atehere Kristina mori nje ndihme te thjeshte mjekesore e cila e ndihmonte vetem nga dhimbjet e castit por nuk zgjidhi asgje tjeter. Gjashte muaj me pare semundja e Kristines u zhvillua dhe me shume duke perparuar me shpejtesi. Shqetesimet e Kristines u shtuan dhe tashme shpina e saj ka krijuar nje hark prej 120 gradesh duke i krijuar asaj jo vetem veshtiresi te medha ne fizik por mund ti rrezikojne dhe nje paralizim nese nuk kryet operacioni pohon gjyshja e saj Urmaja. Valbona Collaku mesuesja kujdestare pohon se nje fushate sensibilizuese ne ndihme te 12-vjecares kane ndermarre gjashte muaj me pare dhe stafi pedagogjik i shkolles nente vjecare Zoi Vangjeli ku meson Kristina dhe shoket dhe shoqet e saj. Mesuesja Collaku thote se gjithe shoket dhe shoqet e klases se saj ndermoren nje nisme per te mundesuar fonde per operacionin. Por dhe gjithe nismen tone asgje nuk u realizua pasi ndihmat e mbledhura ishin shume pak perpara shumes prej rreth 100 milione lekesh qe nevojiten per operacionin. Ne keto kushte une si mesuese vendosa qe me njohjet e mija personale ti drejtohesha per ndihme ish-deputetit te qarkut ton Ilir Meta. Ditet e fundit Kristina ju nenshtrua nje tjeter vizite mjekesore nga disa mjek maqedonas te cilet e vizituan ate ne Durres dhe konstatuan qe ajo duhet te operohet sa me shpejte thote mesuesja e Kristines. Ne lidhje me problemin e Kristines mesditen djeshme prane familjes se gjysherve te saj ka mberritur ministri i Shendetesise Petrit Vasili. Ministri premtoi se menjehere sapo eshte njohur me rastin ne fjale kane nisur procedurat ne Ministrine e Shendetesise qe Kristina ti nenshtrohet nje nderhyrje kirurgjikale ne Itali. Ministri u shpreh se te gjitha shpenzimet per kryerjen e operacionit do te mbulohen nga ministria dhe sa me shpejte qe vogelushja te kete nje jete normale ne te ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›