Presidenti i BE-se Herman Van Rompuy viziton Shqiperine javen e ardhshme

Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto zhvilloi sot nje takim me te ngarkuarin me pune prane Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi z. Luigi Brusa. Ministri Haxhinasto shprehu mirenjohjen per vleresimin e bere nga ana e institucioneve evropiane per arritjet e qeverise shqiptare ne kuader te plotesimit te kritereve te Udherrefyesit mbi bazen e te cilit u miratua ne Parlamentin Evropian vendimi per liberalizimin e vizave si edhe rikonfirmoi angazhimin dhe vullnetin e qeverise per te vazhduar me tej ne rrugen per plotesimin e standardeve te percaktuara nga BE. Z. Brusa vuri ne dukje se bashkepunimi ndermjet Bashkimit Evropian dhe Shqiperise eshte teper intensiv dhe kjo shihet qarte nga shkembimet e vazhdueshme te vizitave te niveleve te ndryshme ne Bruksel dhe Tirane. Vizita qe Presidenti i Keshillit Evropian z. Herman Van Rompuy do te zhvilloje javen e ardhshme ne Tirane eshte shenje e qarte e rendesise qe BE i kushton Shqiperise theksoi ai. Nje tjeter ceshtje e cila u trajtua gjate ketij takimi ishte edhe ecuria e projekteve qe Komisioni Evropian po realizon ne Shqiperi ku te dy bashkebiseduesit konstatuan me kenaqesi se ka nje bashkepunim intensiv midis autoriteteve shqiptare dhe Delegacionit te BE-se lidhur me realizimin e ketyre projekteve.
...