E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i OSBE takohet me kreun e PS, Rama

Kreu i prezences së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori, Eugen Volfarth është takuar sot me liderin e socialistëve, Edi Rama.
 

Takimi ka nisur rreth orës 09.00 dhe mbahet pa praninë e mediave në selinë rozë.
 

Nuk ka ende detaje rreth takimit, por mësohet se në qendër të tij është mbyllja e reformës zgjedhore.
 

Mandati i Komisionit të Reformës Zgjedhore përfundon më 12 korrik ndërsa tre çështje për të cilat palët nuk kanë rënë dakort janë struktura e KQZ-së, procesi ankimor dhe sistemi elektronik i numërimit të votave.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›