Sa e vështirë të falimentosh
Qe nga viti 2008, kohe kur u rishikua ligji i falimentit, numri i bizneseve qe kane plotësuar kushtet për mbyllje është vetëm 96. Kjo shifër mbetet e papërfillshme ne kushtet kur efektet e krizës ekonomike kane goditur shume biznese ne vend, por për shkak te procedurave te tejzgjatura kompanitë nuk kryejnë zyrtarisht falimentin, raporton Vizion Plus.
Sipas te dhënave zyrtare te tatimeve, numri i bizneseve qe ndodhen ne vështirësi financiare ka arritur ne 2000 te tilla. Qe një biznes te quhet i falimentuar, duhet qe për tre vjet rresht ai te dale me humbje. Janë palët e treta ato te cilat kërkojnë shpalljen e falimentit te një kompanie, siç janë kreditoret, bankat, apo administrate fiskale. Por edhe pse ligji para 4 vitesh ndryshoi me tendence reduktimin e burokracive, serish një biznesi i dihet afro një vit qe te quhet i falimentuar. Për biznesin, shkaku kryesore pse një firme nuk i drejtohet gjykatës për faliment janë kostot fizike, por edhe financiare. Praktikisht shume biznese kane plotësuar kushtet për faliment, për shkak edhe te goditjes nga kriza ekonomike. Është kjo arsyeja edhe e rritjes se kredive te këqija, tregues ky qe nxjerr ne pah paaftësinë paguese te kompanive.