E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëshortja e presidentit Bamir kundër bamirësisë me zhurmim

Share

Në një intervistë në gazetën Shekulli, ku më shumë binte në sy një lloj përpjekje e gazetares për të nxjerrë medoemos dëshmi rivaliteti mes Teuta Topit dhe Liri Berishës, bashkëshortja e Presidentit në ikje zbulon se janë tentuar disa ndryshime ligjore të lidhura me Zonjën e Parë të vendit.

“Mendimi im për Zonjën e Parë është ndryshe. Por, duke kaluar një situatë të ngarkuar politike u bënë të pamundura ndryshimet ligjore për të fuqizuar rolin e Zonjës së Parë në veprimtarinë e saj” thotë ajo

Gazetarja i vë në dukje znj.Topi se znj.Berisha ka qenë shumë më aktive gjatë viteve të fundit (e quan “kapje e hapësirave të bamirësisë”), dhe në këtë pikë bashkëshortja e Topit thotë: “…Më është dukur më me vlerë ndërgjegjësimi i disa problematikave, se sa blerja dhe shpërndarja e disa dhuratave. Unë gjithnjë kam besuar se, nëse ofron një ndihmë, nuk ke pse e bën shumë publike. Kam menduar gjithnjë se më e rëndësishme është që të bëjmë punën në përmbushje të misionit, e kjo pa bërë zhurmë. Mendoj se kur bën bamirësi, pjesa e shoë-ut është e tepërt”.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/7/8/bashkeshortja-e-presidentit-bamir-kunder-bamiresise-me-zhurmim

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›