E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i SHBA: Zgjedhjet pergjithesisht pasqyrojne vullnetin e popullit

Shqiperia eshte nje histori suksesi. Keshtu eshte shprehur Ambasadori i ri amerikan per Shqiperine, Aleksander Arvizu ne seancen e konfirmimit ne nenkomisionin e Senatit Amerikan per Marredheniet me Jashte. Diplomati i emeruar nga Presidenti Obama per te perfaqesuar Uashingtonin ne Tirane, tha se transformimi i Shqiperise gjate 20 vjeteve te fundit mund te quhet dramatik. Keto ndryshime dhe reforma te tjera te rendesishme, tha ai, bene qe Shqiperia te meritonte anetaresimin ne NATO. Arvizu shtoi se dislokimi i pare i trupave luftarake nga Shqiperia ne Afganistan, e ka bere Shqiperine nje vend kontribuues ne sigurine globale dhe nje aleate te besueshme te Shteteve te Bashkuara. Ekonomikisht, tha Arvizu, ne vitin 2009 Shqiperia ishte nje prej vetem dy vendeve ne Evrope, qe provuan rritje ekonomike gje qe parashikohet te ndodhe edhe kete vit.
Duke folur per zgjedhjet e 28 Qershorit ambasadori amerikan shtoi se vezhguesit objektive nderkombetare i vleresuan keto zgjedhje si te tilla qe pergjithesisht pasqyronin vullnetin e popullit shqiptar. Arvizu tha se Shqiperia eshte nje mbeshtetese e fuqishme per integrimin e Ballkanit Perendimor ne komunitetin nderatlantik me fushaten e saj diplomatike per te kultivuar marredhenie te mira me fqinjet dhe mes fqinjeve te saj, duke perfshire Serbine dhe Kosoven. Tirana eshte nje perkrahese kryesore e politikes se Shteteve te Bashkuara per te shtuar numrin e vendeve qe njohin Kosoven. Aleksander Arvizu eshte diplomat karriere i Sherbimit te Huaj, ne rangun e keshilltarit ministror. Aktualisht, ai eshte Drejtor i Zyres se Zhvillimit te Karrieres dhe Pozitave ne Departamentin Amerikan te Shtetit. Me pare ka qene zv/Ndihmes Sekretar ne Zyren e Ceshtjeve te Azise Lindore dhe Paqesorit. Ka sherbyer edhe ne vende te tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Ketu ne Uashington ai ka punuar ne Keshillin e Sigurimit Kombetar. Zoti Arvizu ka lindur ne nje baze ushtarake amerikane ne Japoni dhe eshte rritur ne Kolorado. Ai ka kryer studimet pasuniversitare ne Universitetin Georgetaun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›