E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: Kutite nuk do hapen, opozita s’kerkon zgjidhje

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha dje ngerci politik ne vend nuk zgjidhet, pasi eshte opozita ajo qe nuk kerkon zgjidhje, por kapet pas kerkesave antikushtetuese. Ne nje interviste te dhene per Televizionin “Klan”, Imami tha se kerkesa te tilla si hapje te kutive te votimit, antiligjore, jane ne kundershtim me Kushtetuten dhe opozita vijon te ngulmoje pasi nuk kerkon zgjidhje. Nga ana tjeter, Ministri tha se pavaresisht veprimeve te se majtes ne opozite, qeveria dhe Parlamenti funksionojne dhe reformat do te realizohen. Ndersa per sa i perket debateve mbi ndryshimet ne ligjin e Sherbimit Informativ Shteteror, Imami tha se opozita po kerkon te beje zhurme, sic beri nje vit me pare me ish Prokurorin e Pergjithshem dhe deshtoi. Reforma te tilla sipas ministrit, duhet te realizohen. Ky sesion parlamentar u mbyll gjithashtu pa nje marreveshje politike, ndonese PD dhe PS konsuamuan negociatat e radhes, per te zgjidhur ngercin politik. Objekti i hetimit te komisionit parlamentar ndau serish palet. Duke komentuar keto zhvillime, ministri Imami thote se zgjidhja u pengua prej opozites. Per Imamin deshtuan dhe paralajmerimet e pabaza te opozites, se vendi kanosej prej krizes ekonomike, qendrim ky, qe sipas kreut te Mbrojtjes nuk gjeti as mbeshtetjen e biznesit.

Zoti Imami, si e vleresoni debatin e nisur ne lidhje me mos dekretimin nga ana e Presidentit Bamir Topi te Kryetarit te Gjykates Kushtetuese? Opozita akuzon se mazhoranca po sulmon institucionet.
Nuk ka nje konflikt ne kuptimin politik midis te dy paleve. Sigurisht qe institucionet gjithmone kane interesa relativisht te ndryshme, kane bashkepunim, ka sigurisht edhe mos pajtime dhe keto jane krejt normale ne nje sistem demokratik. Pavaresisht nga deklaratat e ndryshme te pamatura dhe te papjekura, kryesisht nga opozita, qe mazhoranca po e politizon gjyqesorin, ajo qe mund te them me siguri eshte qe zgjedhja e gjykatesve ne gjykata, eshte nje zgjedhje politike. Qe do te thote, se Kushtetuta jone, ia ka lene kete zgjedhje dy trupave politik, Presidentit dhe Kuvendit. Pra nuk ka se si te jete ndryshe. Atehere, ne kete rast, mazhoranca ka detyrimin qe tu bindet disa linjave te pergjithshme politike per te cila ajo eshte votuar. Nuk mundet, fjala vjen qe mazhoranca e sotme, kur jane te gjitha kushtet per te zgjedhur gjyqtare ne gjykata te larta te vendit, te zgjedhe gjyqtare apo juriste, qe kane ne kurikulumin e tyre, kane gjyqe apo vendime te natyres politike. Kur ne fakt sot kemi gjyqtare apo juriste profesioniste, qe jane perfshire ne politike ne keto 20 vitet e fundit, nuk kane dhene vendime te tilla, por kane kaluar nga shkolla drejt e ne gjyqesor dhe nuk kane pasur fatin e hidhur qe te gjykojne ceshtje politike. Atehere ky eshte nje standard pozitiv, ky eshte nje standard qe i sherben vendit. Diskutime te tjera, jo vetem qe jane te papjekura por jane edhe teresisht jo kushtetuese. Nuk mund t’i thuhet nje mazhorance qe duhet te miratoje domosdoshmerish cdo kandidature te Presidentit. Kjo nuk mund te pretendohet, nuk ndodh ne asnje vend tjeter te botes, aq me teper nuk mund t’i kerkohet kesaj mazhorance, te PD-se dhe te aleateve kur standardet per te cilat folem, jane bere te qarta paraprakisht.
Si i vleresoni kundershtimet e opozites per ndryshimet ne ligjin e SHISH? A preken standardet e NATO-s?
Nje shembull i shemtuar i gjithe kesaj fushate, ka qene ajo qe u be edhe ish-Prokurorin e Pergjithshem. Ai qe ishte kali i betejes i opozites ne legjislaturen e shkuar, nuk u verifikua dhe nuk u vertetua. Ky frymezim vazhdon edhe sot. Te krijohet pershtypja sikur sherbimet informative jane sherbime qe qendrojne pezull, sikur jane organizata jo qeveritare. Sherbimet informative, jane sherbime qe sigurisht ngrihen ne baze te ligjit, kontrollohen ne rruge ligjore, por jane agjenci te ekzekutivit dhe cdo akuze, qe nepermjet ligjit, kerkohet te vendoset kontroll, kur ne fakt ky kontroll eshte i domosdoshem dhe nuk mund t’i mohohet absolutisht asnje agjencie qe te jete ne kontroll. Kerkesa te tilla me duken shume te cuditshme. Nga ana tjeter, une do te mirekuptoja cdo propozim qe do te ishte konstruktiv nga ana e opozites. Fjala vjen nje kontroll parlamentar ndaj sherbimeve te inteligjences, teresisht e pranueshme. Krijon garanci qe edhe opozita, te njohe aq sa i takon brenda ligjit dhe te kete sigurine qe sherbimet nuk perdoren. Fakti eshte qe sherbimet nuk jane perdorur vitet e fundit per ceshtjet politike, por garancite e kerkuara, nuk duhet te pengojne nje reforme qe eshte e nevojshme.
Cfare mund te na thone, per situaten politike ku ende nuk eshte zgjidhur ngerci i krijuar qe pas zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit, 2009?
Hapja e kutive ne sensin qe e kerkon opozita, eshte e pamundur ligjerisht dhe kjo eshte bere dhe eshte e qarte. Ne qofte se opozita ngul kembe per dicka qe eshte e pamundur atehere eshte e qarte qe opozita nuk kerkon zgjidhje, por kerkon mos zgjidhjen. Ne fakt gjate tere ketij viti, opozita nuk ka kerkuar zgjidhje. Opozita eshte perpjekur qe te krijoje kushtet per te legjitimuar nepermjet mjeteve te ndryshme, shumica jo institucionale, por per fatin e saj te keq dhe per fatin e mire te vendit nuk ja ka arritur. Qeveria ka funksionuar, Parlamenti ka funksionuar, detyrimet e qeverise jane kryer, detyrimet e tjera shume te rendesishme te qeverise ne raport me Bashkimin Evropian jane kryer dhe po kryhen.

Ambasadori i SHBA: Zgjedhjet pergjithesisht pasqyrojne vullnetin e popullit
Shqiperia eshte nje histori suksesi. Keshtu eshte shprehur Ambasadori i ri amerikan per Shqiperine, Aleksander Arvizu ne seancen e konfirmimit ne nenkomisionin e Senatit Amerikan per Marredheniet me Jashte. Diplomati i emeruar nga Presidenti Obama per te perfaqesuar Uashingtonin ne Tirane, tha se transformimi i Shqiperise gjate 20 vjeteve te fundit mund te quhet dramatik. Keto ndryshime dhe reforma te tjera te rendesishme, tha ai, bene qe Shqiperia te meritonte anetaresimin ne NATO. Arvizu shtoi se dislokimi i pare i trupave luftarake nga Shqiperia ne Afganistan, e ka bere Shqiperine nje vend kontribuues ne sigurine globale dhe nje aleate te besueshme te Shteteve te Bashkuara. Ekonomikisht, tha Arvizu, ne vitin 2009 Shqiperia ishte nje prej vetem dy vendeve ne Evrope, qe provuan rritje ekonomike gje qe parashikohet te ndodhe edhe kete vit.
Duke folur per zgjedhjet e 28 Qershorit ambasadori amerikan shtoi se vezhguesit objektive nderkombetare i vleresuan keto zgjedhje si te tilla qe pergjithesisht pasqyronin vullnetin e popullit shqiptar. Arvizu tha se Shqiperia eshte nje mbeshtetese e fuqishme per integrimin e Ballkanit Perendimor ne komunitetin nderatlantik me fushaten e saj diplomatike per te kultivuar marredhenie te mira me fqinjet dhe mes fqinjeve te saj, duke perfshire Serbine dhe Kosoven. Tirana eshte nje perkrahese kryesore e politikes se Shteteve te Bashkuara per te shtuar numrin e vendeve qe njohin Kosoven. Aleksander Arvizu eshte diplomat karriere i Sherbimit te Huaj, ne rangun e keshilltarit ministror. Aktualisht, ai eshte Drejtor i Zyres se Zhvillimit te Karrieres dhe Pozitave ne Departamentin Amerikan te Shtetit. Me pare ka qene zv/Ndihmes Sekretar ne Zyren e Ceshtjeve te Azise Lindore dhe Paqesorit. Ka sherbyer edhe ne vende te tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Ketu ne Uashington ai ka punuar ne Keshillin e Sigurimit Kombetar. Zoti Arvizu ka lindur ne nje baze ushtarake amerikane ne Japoni dhe eshte rritur ne Kolorado. Ai ka kryer studimet pasuniversitare ne Universitetin Georgetaun.

Berisha: Pagat e pensionet, asnje lek borxh per rritjen
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, sqaroi dje se qeveria e tij nuk ka marre as edhe nje qindarke lek borxh, per te rritur pagat dhe pensionet. Nga Piluri i Himares, ku kreu i qeverise ishte per perurimin e aksit rrugor te ketij fshati, theksoi se asnje shqiptar, nuk i ka borxh askujt, duke rrezuar keshtu te gjitha deklaratat e opozites, per berjen e borxhit te paperballueshem. “Ju i degjoni, si bertasin e si perpiqen te mbjellin trillim e mashtrim perdite, si derdhin lot krokodili per borxhin. Jo, ju dhe asnje shqiptar nuk i keni borxh askujt. Ta mbani ballin lart, sepse ne asnje here nuk kemi marre borxh asnje qindarke, per rrogat dhe pensionet tuaja. E kunderta ka ndodhur”, tha dje kryeministri. Sipas tij, qeveria qe ai drejton, ka gjetur nje borxh prej 72 per qind te prodhimit te vendas dhe sot, ai eshte 59 per qind. Ndaj sipas Berishes, sot vendin eshte ndryshe sepse ka 3 here me shume studente, se ne vitin 2005, nje fond pensionesh 2 here me te madh, se ne vitin 2005, nje fond pagash 2 hyre me te madh dhe fond ndihme ekonomike 2 here me te madh. “Nje Shqiperi, anetare te NATO-s. Nje Shqiperi, qytetaret e se ciles brenda muajve te fundit te ketij viti do te levizin te lire ne mbare Evropen. Kjo eshte vepra jone e perbashket”, tha kryeministri gjate takimit me banoret e zones. Ai permendi gjithashtu faktin se ne mbyllje te sesionit parlamentar ne korrik, ai e ftoi opoziten qe te vije dhe te inauguroje se bashku, te gjitha veprat, qe te behen pjese e ketij zhvillimi. “Nuk u them te mos e qortojne dhe kritikojne qeverine, le ta kritikojne, por te mos mohojne asgje, se ato qe ne kemi arritur, i kemi arritur me djerse, mund e ndershmeri, i kemi arritur ne kohen me te veshtire per Evropen dhe boten dhe ekonomia jone qendron, sepse eshte ekonomi e lumenjve te djerses. Askush nuk e nxjerr kafshaten dhe nderton jeten e tij me me veshtiresi sesa ju, te cilet keni hapur shkembin dhe keni ndertuar kopshtet. Dhe po keshtu eshte e mbare Shqiperia”, vijoi Berisha. Ai siguroi edhe nje here, se per sa kohe do te votohet, do te rrise rrogat dhe pensionet, do te ndertoje shkolla te reja, rruge, ujesjelles, kanalizime etj. “Ju jap fjalen juve, kryeplakut te fshatit dhe kryetarit te bashkise se qeveria ime do te financoje cdo projekt per te permiresuar dhe ndryshuar jeten e qytetareve te Pilurit, te bregut dhe mbare Shqiperise”, theksoi Berisha. Ai sqaroi se te gjitha fondet e investuara apo te programuara per rritjen e pagave dhe pensioneve, u sigurua mbledhja e te ardhurave. Sipas tij, qeveria eshte e dyta ne bote, e vleresuar per transparencen e prokurimeve publike dhe ndaj Berisha u premtoi banoreve se betejen kunder korrupsionit, per sa kohe te votohet, do ta kete betejen e pare per jete a vdekje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›