Ambasadori i SHBA në Tiranë flet për parullat antishqiptare të ushtrisë greke

Lezhë, 2 Prill NOA Update Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Xhon Uidhers shprehu sot publikisht një qëndrim dënues ndaj parrullave antishqiptare që përdorën disa ushtarakë grekë në paradën e festës kombëtare të 25 marsit 2010 në Athinë.
Ne si miq të Shqipërisë i dënojmë veprimet diksrimiminuese të ekstremistëve që bënë kërcënime kundër popullit shqiptar dhe i japim të drejtë reagimeve protestuese të shqiptarëve, - ka deklaruar z.Uidhers.
***
Këtë deklaratë bëri sot Xhon L. Uidhers, Ambasador i SHBA në Shqipëri gjatë një tryeze të rrumbullakët që pati me banorë në qytetin e Lezhës, i ndjekur dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Tiranë.
Ambasadori theksoi faktin se pak ditë më parë në Athinë, një grup ekstremistësh të rinj kishin hedhur parulla e kishin bërë kërcënime kundër popullit shqiptar.
Ai shprehu kënaqësinë se për fat të mirë, shumica e popullit grek nuk i pranoi ato pikëpamje dhe në fakt qëndrojnë kundër atyre pikëpamjeve; thjesht nuk ndjehen ashtu.
Duke nënvizuar faktin se dhe qeveria e Greqisë i dënoi ato veprime, - Uidhers tha se ato ishin veprime diskriminuese dhe njerëzit këtu në Shqipëri kishin të drejtë të protestonin dhe më tej shtoi se eEdhe ne, si miq të Shqipërisë, i dënojmë ato.
Në këtë pikë, Uidhers vlerësoi se asnjë formë diskriminimi, kundër cilitdo, kundër cilitdo individ nuk është e pranueshme në botën tonë modern demokratike.
e.r/NOA
Lexoni fjalimin e plotë të Uidhers: E drejta për të jetuar në paqe dhe liri
Shikoni Videon: swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/hslGF-0KRqI','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});
Raportimet e NOA mbi ngjarjen:
Skandal në Greqi, Forcat Speciale në paradë zyrtare: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun, me lëkurën e tyre do qepim rrobat tona
Digjet flamuri grek në Tiranë, reagon Athina zyrtare
Presidenti grek flet për skandalin me parullat antishqiptare të ushtarëve
Ilinden: Ballkani duhet të ndahet nga historia ksenofobike mes popujve
Skandali, 3 deputetë grekë i kërkojnë interpelancë ministrit
Ekskluzive NOA Shkarkohen në grup dhe shkojnë për ndjekje penale Forcat Speciale që klithën: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun
Skandali me thirrjet Shqiptarëve do tu derdhim gjakun, flet ministri i Mbrojtjes: Ngjarje e rëndë në kremtimin e festës zyrtare
Ekskluzive NOA Qeveria greke pranon skandalin, publikon dhe ushtarakun që priu thirrjet Shqiptarëve do tu derdhim gjakun
Nis hetimi nga autoritetet greke për thirrjet antishqiptare