Liberalizimi i vizave, MPJ nis informimin e qytetarëve

Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA), organizuan sot më 2 prill 2010 Konferencën me titull "Liberalizimi i vizave: çfarë nënkupton në të vërtetë?".
Konferenca kishte si qëllim hapjen e fushatës informuese të qeverisë shqiptare rreth domethënies së procesit të liberalizimit të vizave.
Në konferencë morën pjesë Z. Gazmend Turdiu, Kryenegociator i palës shqiptare për liberalizimin e vizave dhe Sekretar i Përgjithshëm i MPJ, Z. Thomas Van Handel, Shef i Seksionit Politik, Ekonomik dhe Informacionit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Znj. Alexandra Stiglmayer, European Stability Initiative (ESI), Znj. Sanja Kostovska, Center for Research and Policy Making (CRPM), Znj. Blerta Hoxha, Kërkuese Politikash pranë EMA-s, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Gazmend Turdiu vuri në dukje se Shqipëria ndodhet në hapat përmbyllës të procesit të liberalizimit të vizave, dhe se pjesë e tij është edhe angazhimi për të informuar të gjithë qytetarët shqiptarë rreth të drejtave dhe detyrimeve që ata kanë në kuadër të këtij procesi. Ai theksoi se kjo fushatë do të jetë e mirëorganizuar dhe koordinuar nga qeveria shqiptare duke synuar shpërndarjen e informacionit tek çdo qytetar shqiptar, deri në zonat më të largëta të vendit.
"Duke mirëpritur dhe uruar që të gjithë shqiptarët të shijojnë sa më shpejt frytet e regjimit pa viza me BE, njëkohësisht u bë thirrje për të treguar maturi dhe respekt ndaj të drejtave dhe detyrimeve që sjell liberalizimi i vizave", tha Gazmend Turdiu.
Në këtë konferencë u ofruan dhe pikëpamjet dhe mendimet e aktorëve të tjerë të interesuar dhe përfshirë në këtë proces, duke rënë dakord se ai është drejt fundit dhe se bashkëpunimi ndërmjet strukturave qeveritare dhe shoqërisë civile do të vazhdojë deri në fund të procesit.