Policia aksion në tregun e zi të celularëve, shoqërohen 19 persona

Tiranë, 2 prill, NOA Policia e kryeqytetit ka shoqëruar sot 19 persona që tregtonin celularë dhe aksesorë të tjerë në qendër të Tiranës. Ndalim i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar Black Market III.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 420 copë telefona celular të markave të ndryshme dhe 1360 karikues telefonash.
Numri i të shoqëruarve sipas policisë është 37 persona, por vetëm për 19 prej tyre janë duke u kryer veprimet me Policinë Tatimore.
Veprat penale për të cilat akuzohen tregtarët janë Mospagim taksash dhe tatimesh, dhe Fshehje të të ardhurave :
Ndalimi i tyre dhe sekuestrimi i mallit u bë pranë Postës Shqiptare.
m.xh/NOA