E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i SHBA-së në NATO viziton Shqipërinë, takim me trupat shqiptare dhe amerikane

TIRANË, 24 prill /ATSH/ Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker zhvilloi sot një vizitë në ambasadën amerikane në Shqipëri.

Gjatë takimit, ambasadori Whitaker u prezantua me marinsat dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak.

Në njoftimin e saj, ambasada amerikane theksoi rëndësinë e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta.

“Patëm kënaqësinë të mirëprisnim në ambasadën tonë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe ta prezantonim atë me marinsat tanë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak. Ne e vlerësojmë partneritetin mes vendeve tona në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta”, njoftoi ambasada amerikane në Shqipëri.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›