Ambasadori i pare amerikan pas komunizmit PD te demokratizohet
Disa muaj pas fillimit te levizjes demokratike ne Shqiperi shkoi perfaqesuesi i Shteteve te Bashkuara ne vend me pas ambasadori i pare amerikan pas komunizmit William Ryerson. Ne nje bisede me kolegen Laura Konda zoti Ryerson flet per disa nga momentet qe i kane lene atij mbrese gjate qendrimit ne Shqiperi ne vitet 1991-1994. Ai thote se Shqiperia ka bere shume perparim qe atehere dhe komenton mbi tranzicionin e veshtire neper te cilin ka kaluar vendi
Ne nje interviste ne VOA ai tregon pershtypjet e tij per vendin ne Europe por qe vetem si i tille nuk duket.
Une shkova fillimisht per nje mision 30-60 ditesh me funksionin e pranise amerikane atje. Pas asaj qe ndodhi me 2 prill ne Shkoder fillimisht une u trondita nga masakra pastaj nga varferia nga pislleku njerez te veshur keq te paushqyer mire. Kujtoj nje ushtar te ri te gjate qe ecte ne bulevard dhe qe kishte nje pallto qe nuk ishte per trupin e tij me palen te grisur. Pashe nje vetesherbim afer sheshit Skenderbej dhe mendova Ndoshta mund te shkoj e te ha mengjes. U afrova dhe ndjeva nje ere te keqe. Dhe ky ishte kryeqyteti. Mendoni se si mund te ishte periferia- thote ai.
I pyetur per anetaresimin e Shqiperise ne NATO ne pritje te nje ftese per anetaresim ne BE dhe politiken e konflikualitetit aktual ai pergjigjet
Jam ne dijeni qe eshte nje gjendje kofliktuale. Por aktualisht edhe ne ne Amerike nuk po ofrojme nje shembull me te mire. Ne ketu duhet te kemi nje bashkepunim me te madh se sa kemi tani. shte dicka e mrekullueshme qe Shqiperia eshte ne NATO. Po te ma kishit thene kete ne vitin 1990 do tju thoja Jeni e droguar E vetmja gje qe me vjen keq eshte qe Safet Zhulali nuk arriti ta shikoje kete spese ajo ishte enderra e tij. Mendoj se eshte e rendesishme per Shqiperine se para se gjithash eshte nje ekpozim me i madh ndaj Perendimit dhe drejt BE-se. Shqiperia ka nevoje te beje me teper brenda vendit per ta bere kete hap. Refuzimi i koheve te fundit ishte nje vendim shume i ashper. Nje fillim i mire per kete mendoj se do te ishte nje demokratizim i plote brenda Partise Demokratike. Ju e dini qe une e kam mbeshtetur Partine Demokratike. Por mendoj se ajo duhet te kete demokraci brenda radheve te saj. Nje njeri nje vote votim i fshehte. Keshtu mund te ecet perpara. Ndoshta edhe partite e tjera do ta pasojne ate dhe do te bejne te njejten gje.
Ai ka qene ambasador i SHBA ne Shqiperi nga viti 1991 deri ne 1994 dhe kujton se puna ne kete vend nuk ka qene e veshtire. Jo nuk ishte te pakten nuk ishte per mua. Une u bera objekti i kesaj dashurie per Ameriken qe nuk ishte per mua personalisht por une isha perfaqesuesi i saj prandaj shfaqej ndaj meje. Pashe nje perparim shume te madh me zgjedhjet e marsit 1992 te cilat ishin te parat zgjedhje te drejta dhe te lira ne Shqiperi. Ato te 1991-ishit nuk ishin as te lira as te drejta pavaresisht se si i cilesuan ato disa evropiane. Mbaj mend kur Presidenti Berisha bisedoi ne telefon me Presidentin Xhorxh Bush ne Shtepine e Bardhe ishte nje moment i vecante. Me kane lene mbrese individet qe kam takuar gjate qendrimit tim atje dhe u habita se tepermi se sa i njohur isha. Ne fillim ishte pak e veshtire. Kur mora ne telefon Shefin e Zyres se Protokollit diten qe arrita ne prill i thashe pres me kenaqesi diten kur te shkoj ne Parlament per te degjuar debatin dhe ai me tha Jo nuk mund te shkosh Si nuk mund te shkoj - i thashe - ne Uashington mund te shkosh ne Kongres dhe te degjosh seancat. Atehere i thashe Une protestoj qeveria ime proteston. Ate pasdite takova Gramoz Pashkon dhe ai me tha Jam i sigurt qe neser do te jesh ne Parlament . Une i thashe se do te doja shume. Ai me tha Do te shohim ne se kemi me te vertete nje Parlament te lire apo jo. Te nesermen ne mengjes me moren ne telefon dhe me thane Mund te vish ne Parlament dhe te marresh me vete edhe perkthyesen. Dhe me falenderuan shume diplomate te tjere ne Tirane qe nuk kishin mundur te hynin ne pare ne parlament- tregon ai.