Limaj: Planet tona per lidhjet me Shqiperine
Nje nga prioritetet e qeverise se Kosoves, pas shpalljes se pavaresise, pritet te jete edhe zhvillimi i infrastruktures. Ministri i Transporteve, Fatmir Limaj, deklaroi dje, ne nje prononcim per gazetaren Desada Metaj, ne lajmet e televizionit "Klan", se ne vecanti do te identifikohen prioritetet e perbashketa te infrastruktures mes shtetit te ri te Kosoves dhe Shqiperise. "Ne do te kemi mundesi te pakufizuara ne drejtimin e marreveshjeve tona te perbashketa, te dikastereve te vecanta, ne fusha te vecanta", evidentoi Limaj. Ai vuri ne dukje se "do te shfrytezojme mundesite qe deri tani nuk i kemi pasur, per shkak te mungeses se statutit te Kosoves". Ministri kosovar tha se "keto bashkepunime mes Kosoves dhe Shqiperise mund t'i shfrytezojme edhe nepermjet vendeve te ndryshme nderkombetare, ne prioritetet tona te perbashketa".
Ndersa qeveria e Shqiperise vazhdon ta konsideroje rrugen Durres-Kukes si nje nga prioritet e punes se saj, Limaj pohon se vijimi i punes pertej kufirit eshte nje nga detyrat paresore te qeverise se Kosoves. Sipas tij, eshte gati projekti per ecurine e punimeve ne territorin e Kosoves. "Une jam shume i bindur qe pas konferences se donatoreve qe do te mbahet ne qershor te ketij viti, ne dhe Kosova do te fillojme punen njekohesisht", theksoi ministri Limaj. Ai pohoi se ne bashkepunimin midis Kosoves dhe Shqiperise, "ne do te duhet te shfrytezojme pervojat e shtetit shqiptar". Limaj paralajmeroi edhe se "shume shpejt ne do te kemi nje mundesi nderlidhjeje permes kryeministrive per te percaktuar dhe piken zero mes Kosoves dhe Shqiperise te autostrades dhe njekohesisht per te ngritur punen sipas pervojes per te vazhduar kete projekt te madh".