E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i ri i SHBA: Politika jo pranë qytetarëve

Aleksandër Arvizu me shumë gjasa do të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në vendin tonë, pas mbarimit të mandatit të ambasadorit aktual.

Gjatë fjalës së tij para Komitetin për Marrëdhëniet e Jashtme në Senat, Arvizu duket se e njeh mirë situatën politike në Shqipëri, nga ku ka theksuar se politikanët në Tiranë interesohet vetëm për interesat e tyre dhe jo ato të qytetarëve.

“Nganjëherë duket se klasa politike është më e shqetësuar në rivalitetet e saj sesa me mirëqenien e qytetarëve të thjeshtë. Për një moment të shkurtër, përpara zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, ishim dëshmitarë të një sensi jetëshkurtër të shpirtit bipartizan. Vëzhguesit objektivë ndërkombëtarë i vlerësuan këto zgjedhje si reflektuese të vullnetit të popullit. Për fat të keq, Shqipëria mbetet e mbërthyer në trashëgiminë e politikës ku ka vetëm të fituar ose vetëm të humbur dhe ku ka një mosbesim të thellë mes shumicës dhe opozitës. Një dialog konstruktiv mes palëve është shumë i vonuar dhe do ta ndihmonte Shqipërinë për të vënë në punë talentin e lindur dhe shkathtësinë e saj për ta çuar përpara”, ka deklaruar Arvizu.

Duke folur për ekonominë, ambasadori i ri theksoi se Shqipëria ishte një dy vendet e vetme në Evropë që shënoi rritje gjatë vitit të shkuar dhe rritje ekonomike parashikohet edhe këtë vit. “Si një shtet aleat i NATO-s, Shqipëria duhet të aderojë në parimet më të larta të Aleancës. Respekti i plotë për sundimin e ligjit dhe institucionet e pavarura është ende i dobët, ndërsa korrupsioni ende i lartë”, tha Arvizu.

Një fjalimin e tij, Arvizu foli edhe për rolin pozitiv që Shqipëria ka në rajon, kontributin ushtarak të vendit tonë në Afganistan, etj. Arvizu është diplomat karriere i Shërbimit të Huaj, në rangun e këshilltarit ministror. Ai ka punuar në një sërë vendesh të Azisë në detyra të rëndësishme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›