SHBA –Wikileaks-it:Ktheji menjëherë dokumentet sekrete
"Departamenti i Mbrojtjes kërkon që Wikileaks t'i kthejë menjëherë qeverisë amerikane të gjitha dokumentet e marra drejtpërdrejt dhe në mënyrë të tërthortë nga baza të dhënash të Departamentit të Mbrojtjes dhe t'i fshijë ato nga faqet, kompjuterat dhe arkivat e saj", njoftoi zëdhënësi i Pentagonit Geoff Morrell gjatë një konference shtypi.
"Publikimi nga Wikileaks i një numri të madh të dokumenteve tona i ka vënë tashmë në rrezik trupat tona, trupat aleate dhe qytetarët afganë që punojnë me ne dhe publikimi i informacioneve të tjera sekrete vetëm sa mund ta keqësojë situatën", shtoi ai.
Faqja e internetit Wikileaks, e krijuar në vitin 2006 dhe e specializuar për zbulimin, ka publikuar rreth 90 000 dokumente sekrete dhe parashikon të botojë rreth 15 000 të tjera.
Dokumentet sekrete japin informacione rreth luftës në Afganistan, rreth viktimave civile dhe rreth lidhjeve të supozuara mes Pakistanit dhe rebelëve.