Japoni, Hiroshima kujton viktimat e bombës atomike
Për herë të parë në ceremoninë përkujtimore merr pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tokio, John Roos. Gjatë fjalës së tij, ai nënvizoi planet e qeverisë amerikane për një botë pa armë bërthamore.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, njoftoi nga ceremonia përkujtimore se në muajin shtator në Nju Jork të SHBA-ve do të mbahet një konferencë për çarmatimin Bërthamor.
Me 6 gusht 1945 Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën në Hiroshima bombën e parë atomike e cila shkaktoi rreth 140 mijë të vdekur dhe rrafshoi qytetin.
Teksa, me 9 gusht 1945 po SHBA-të hodhën në Nakasaki bombën e dytë atomike e cila shkaktoi rreth 80 mijë të vdekur.
Ndërsa si pasojë e rrezatimeve atomike që nga momenti i hedhjes së bombave deri tani kanë humbur jetën qindra mijëra persona.