E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori italian Saba DElia Krize e rende ne Shqiperi

TIRANE-Ambasadori i Republikes se Italise ne Tirane Saba DElia ne nje interviste ekskluzive te dheneper Gazeta Shqiptare duke iu referuar zhvillimeve politike ne vend evidenton se vendi ndodhet ne krize te rende politike prej nje viti e gjysem. Diplomati italian ka ftuar klasen politike shqiptare te bashkepunoje dhe te mos behet pengese me ndasite e saj per procesin integrues te vendit drejt Bashkimit Europian. Sipas tij fakti qe Parlamenti nuk funksionon qe keto reforma te domosdoshme dhe te cilesuara si te atilla edhe nga Bashkimi Evropian nuk aprovohen sjell pashmangshmerisht nje ngadalesim te procesit.

Sigurisht fakti qe ne nje distance prej nje vit e gjysem nga zgjedhjet politike te 2009-s akoma ka nje krize te rende politike nuk eshte nje element qe favorizon integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian ky perben nje fakt. Mosmarreveshjet mes Qeverise dhe opozites nuk mund te kene nje ndikim kaq madh ne jeten politike te Vendit duhet te perqendrohen ne kuadrin e nje diskutimi normal politik kjo eshte thirrja e Italise do thoja jo vetem e Italise por e te gjithe komunitetit evropian. Kontrastet mund te ekzistojne ne politike por nuk mund te arrijne nivele te bllokimit te punes se Parlamentit. Parlamenti duhet te punoje aktivisht kjo eshte absolutisht e nevojshme per realizimin e atyre reformave te domosdoshme per afrimin e Vendit ndaj Evropes. Fakti qe Parlamenti nuk funksionon qe keto reforma te domosdoshme dhe te cilesuara si te atilla edhe nga Bashkimi Evropian nuk aprovohen sjell pashmangshmerisht nje ngadalesim te procesit.

DElia thekson mandej ne kete interviste per te perditshmen shqiptarese Parlamenti duhet te punoje dhe Shqiperia ka nevoje per mbeshtetjen e opozites per te realizuar reformat e nevojshme.
Ftesa ime jo vetem per qeverine por edhe per opoziten eshte gjithmone qe te mundohen te zgjidhin me nje shpirt kompromisi ato qe jane divergjencat e tyre por dhe qe ne pergjithesi te gjejne menyren qe keto divergjenca te mos perkthehen ne bllokim te Parlamentit. Parlamenti duhet te punoje dhe Shqiperia ka nevoje per mbeshtetjen e opozites per te realizuar reformat e nevojshme tha DElia ne intervisten qe publikohet e plote ne Gazeta Shqiptare.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›