E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne nje fabrike kimike 5 shqiptare te plagosur



Artan CENA
MILANO - Pese shqiptare kane mbetur te plagosur si pasoje e nje shperthimi te ndodhur ne nje uzine kimike ne Itali. Media e shtetit fqinj ka bere te ditur se njeri prej shqiptareve ndodhet ne gjendje te rende ndersa kater te tjeret jane jashte rrezikut. Shperthimi ndodhi ne nje fabrike ne Perdone Milano ku si pasoje dhjete punetore prej te cileve gjysma shqiptare ngelen te plagosur. Ngjarja e rende ndodhi dy dite me pare dhe dje jane zbardhur emrat e te plagosurve. Fabrika eshte nen pronesine e shoqerise Eureco. Mesohet se gjithcka ka nisur pas shperthimit te nje bombole me acetilen dhe me pas nga zjarri jane perfshire dhe dhjetera fuci me boje. Shqiptare e plagosur jane Leonard Shehu Harun Zeqiri Erjon Zheu Kaser Xhani. Ndersa Ferik Meshi eshte derguar ne shtepi pas mjekimit te marre. Policia dhe Prokuroria italiane gjate dites se djeshme ka sekuestruar kapanonet e firmes dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes se rende. Nje italian eshte ne gjendje te rende koma.
NGJARJA
Ende nuk eshte qartesuar se si ndodhi shperthimi ne fabriken kimike te shoqerise Eureco ne Paderno Dugnano. Deri tani dyshohet se gjithcka ka nisur si pasoje e shperthimi te nje bombole dhe me pas te disa fucive te tjera me lende djegese qe ndodheshin aty. Rreth ores 1457 te dy diteve me pare nje skuader punetoresh e perbere nga dy italiane dhe pese shqiptare kishin hyre ne nje kontejner dhe nje moment nje bombol ka shperthyer pas kraheve te tyre. Por pas shperthimit te pare kane ardhur dhe te tjera. Nje shperthim i dyte ka perfshire nga flaket disa fuci me materiale te ndryshme djegese. Kutite me boje te transformuara ne bomba hidheshin perpjete dhe goditnin shtate punetoret e zene ne kurth. Pasi kane perfunduar shperthimet ne vendin e ngjarjes kane shkuar koleget e te plagosurve te cilet kane bere te mundur dergimin e tyre ne spital. Temperatura ne kontejner kishte shkuar ne 120 grade. Ata kane shpetuar pasi kane qene te veshur me tutat qe duronin deri ne 90 grade. Por rritja e temperatures ua ka shkrire ato. Nderhyrja e shpejte i ka shpetuar.
HETIMET
Kapanonet e kompanise italiane jane vene ne sekuestro nga policia qe ka nisur hetimet. Disa ore pas ngjarjes Policia e Monzas ka bere te ditur se shkalu qe dyshohet se ka sjelle dhe kete ngjarje eshte siguria e pakte ne pune. Hetuesit gjate kontrolleve kane pare se kishte mungese sigurie ne disa prej vendeve te punes por dhe procedura anormale ne grumbullimin e plehrave. Gjithsesi deri tani kjo ka qene pista e policise. Ne kohen e shperthimit pronari i fabrikes kimike Xhovanni Merlino 59 vjec ishte ne Rimini per nje panair. I pyetur nga media ai nuk ka pranuar qe te fliste per shperthimin pasi nuk dinte gje.

6 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›