Berisha Opozita po lufton kunder integrimit bllokmenet po mbesin skllever te kultures se bunkerit

Kryeministri Sali Berisha ka denuar sjelljen e pahijshme te opozites ne tryezen e djeshme te delegacionit te parlamentit evropian e cila solli edhe rrezimin e deklarates se perbashket per zgjidhjen e ngercit politik. Sipas kreut te qeverise antikultura e bunkerit nxori ne pah kulturen e kutise. Bllokmenet kane mbetur skllever te kultures se bunkerit. Keto deklarata Berisha i beri sot nga Shkodra ku mori pjese ne ceremonine e perurimit te rikonstruksionit te aksit rrugor Europa dhe Uilson dhe ndertimit te shatervanit te qytetit. Kreu i qeverise kujtoi se opozita ka deshmuar se po lufton kunder integrimit te Shqiperise. Ai garantoi qytetaret se zgjedhjet ne Shqiperi do te jene te lira dhe te ndershme ashtu sic ne cdo vend europian. I perqendruar ne levizjen e lire te shqiptareve ne BE vendim qe pritet te zyrtarizohet te henen ne Bruksel kreu i qeverise shqiptare theksoi se liberalizimi i vizave do te jete vendim historik qe do te beje realitet endrren e shqiptareve dhe arritjen me te madhe pas shembjes se Komunizmit. Levizja e lire ne mbare Europen perben realizimin e atij ideali per te cilin ju shkodranet sakrifikuat me shume se gjithe te tjeret ne historine e ketij vendi. Tashme takohemi se bashku ne harkun e nje vendimi madhor dhe historik te Europes per Shqiperine dhe shqiptaret vendimin per levizjen e lire te shqiptareve nje prej banoreve me te vjeter te ketij kontinenti dhe mbare Europes- deklaroi kryeministri. Shefi i ekzekutivit theksoi se Europa me kete fakt ka deshmuar besimin me te madh tek shqiptaret. Levizja e lire eshte deshmi e seriozitetit dhe perkushtimit tone. Beme qe Shqiperia te jete nje nder vendet me te sigurta ne Europe. Lufta kunder korrupsionit beri te mundur levizjen e lire premtoj se do luftojme me gjithe forcen e ligjit korrupsionin theksoi Berisha ne nje fjale te tij para te pranishmeve- tha Berisha. Nga Shkodra Berisha vijoi akuzat ndaj opozites dhe ne Postribe ku inaguroi nje rruge. Sipas Berishes opozita shpif dhe me keto mjete tenton te pengoje integrimin e Shqiperise ne BE. Opozita vetem shpif. Eumlshte nihiliste. Cfare ofrojne ata per shqiptaret qe qeveria ka te meta dhe ata ofrojne kutite. PS kunder pasaportave dhe leternjoftimeve beri dhe greve nje muaj per te mos lejuar levizjen e lire- deklaroi me tej kryeministri i vendit Sali Berisha.
...