Ambasadori kosovar në Tokio dorëzoi kredencialet

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sami Ukelli, i ka dorëzuar në Tokio letrat kredenciale te Perandori japonez, Akihito.
Ceremonia formale e dorëzimit të letrave u zhvillua në Pallatin Perandorak në Tokio, njofton Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmes një komunikate shtypi.
“Lartmadhëria e Tij Perandori Akihito shfaqi kënaqësinë për pritjen dhe akreditimin e ambasadorit të parë të Republikës së Kosovës në Japoni, si dhe për lidhjet miqësore në mes të dy vendeve tona, si dhe i dëshiroi Ambasadorit Ukelli sukses në punën e tij”, thuhet në komunikatën shpërndarë medieve.
Nga ana e tij, ambasadori Ukelli i përcolli perandorit përshëndetjet e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiut. Duke folur më tej për lidhjet miqësore dhe marrëdhëniet shtetërore, ambasadori Ukelli e siguroi Akihito se do angazhohet që marrëdhëniet në mes të dy vendeve të fuqizohen edhe më tej.
Perandori Akihito pasi ka rikujtuar të kaluarën e rëndë nëpër të cilën ka kaluar Kosova, thuhet se ka shprehur kënaqësinë për zhvillimet që ka bërë vendi në këtë kohë të shkurtër të ekzistencës si shtet i pavarur.
Sikur transmeton MPJ, ambasadori Ukelli ka theksuar se popullata relativisht e re kosovare është e drejtuar nga e ardhmja dhe do të japë kontributin e saj për paqen në botë.