E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për gjynah

Mbushet njëra, zbrazet tjera. Tash Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka 12 gjyqtarë, por mungojnë prokurorët. Në Prokurorinë Publike të Qarkut në kryeqytet, bashkë me kryeprokurorin, kanë mbetur vetëm tre prokurorë. Kështu, organi i akuzës që ka nën kompetencë gati gjysmën e territorit të vendit, është para kolapsit total. Ditëve të fundit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) këtij institucioni ia ka dërguar për ndihmë edhe një prokuror nga Ferizaj. Por kjo as që vërehet, për shkak të numrit të madh të rasteve.

Kjo prokurori ia ka parë sherrin procesit të riemërimeve të bëra nga Këshilli i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës. Ky këshill as që ka menduar për pasojat që mund të kenë institucionet si rasti i Prokurorisë Publike të Qarkut.

Kjo për faktin se shumë prej prokurorëve që kanë konkurruar dhe janë përzgjedhur për në Prokurorinë e Shtetit dhe atë Speciale, kanë qenë nga Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë. Veprimi i tillë ka bërë që tash ky institucion të mbetet gati shkret.

Për më tepër, procedurat jashtëzakonisht burokratike të përzgjedhjes, emërimit, e deri te betimi i tyre para presidentit të Republikës, nuk lejojnë që situata të ndryshojë shpejt.
Sipas zyrtarëve të lartë të KGJK-së, gjendja e tillë do të mbetet së paku deri në fund të muajit prill. Madje është e pasigurt nëse deri në atë kohë do të gjendet një zgjidhje për këtë prokurori. “Plani afatshkurtër që kemi është që Këshilli i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës të përzgjedhë sa më shpejt emrat e prokurorëve. Por kjo mund të zgjasë deri në fund të prillit”, thotë Enver Peci, kryesues i KGJK-së për Express.

Por që të ndërrohet shpejt gjendja në Prokurorinë Publike të Qarkut, procedurat në këtë rast janë shumë burokratike. Është Këshilli i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial që duhet të bëjë përzgjedhjen e tyre. Pastaj, emrat i dërgohen KGJK-së. Ky institucion, ata emra ia rekomandon presidentit të Republikës për miratim. Pas shqyrtimit, caktohet dita e betimit për ta para presidentit. E, derisa ata të fillojnë punën, prokurorëve aktualë rrezik t’iu zihet fryma nga dosjet.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›