E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu priti admiralin e NATO-s Mark Fitzgerald

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me NATO-n, si dhe për zhvillimet në vend, me ç’rast Presidenti Sejdiu e informoi admiralin Mark Fitzgerald për zhvillimet e reja pas mendimit shumë të qartë dhe eksplicit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e vendit tonë.

Ai gjithashtu falënderoi NATO-n për përkrahjen e vazhdueshme që i jep vendit tonë, në ruajtjen e integritetit dhe stabilitetit të vendit, si dhe në trajnimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Nga ana e tij, Admirali Fitzgerald theksoi edhe një herë mbështetjen e KFOR-it për sigurinë në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›