E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori shqiptar i paraqet mbretit të Spanjës Letrat Kredenciale

Tiranë, 27 janar NOA Ambasadori i Shqipërisë
në Mbretërinë e Spanjës, Kastriot Robo i paraqiti sot Letrat Kredenciale, mbretit
të Spanjës, Huan Karlos I.

Pas mbërritjes në Sallën e Ambasadorëve në ministrinë
e Punëve të Jashtme dhe paraqitjes së forcës nga Komandanti i Truprojës së
Nderit, ceremonia zyrtare e zhvilluar në Pallatin Mbretëror të Madridit filloi
me ekzekutimin e Himnit Kombëtar të Republikës së Shqipërisë.

Ambasadori Robo u prit nga Mbreti Huan Karlos,
i cili u shpreh për mundësitë mjaft të mëdha të bashkëpunimit në të ardhmen në
fushën e turizmit mes dy vendeve.

Ambasadori Robo gjatë bisedës u ndal në mënyrë
të veçantë tek mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe për
anëtarësimin në Bashkimin Evropian, sidomos në hapat konkrete që Presidenca
spanjolle e BE-së pritet të ndërmarrë në raport me Shqipërinë dhe Rajonin.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›