Policia e Tiranës gjobit brenda 24 orëve 844 shoferë, shkelën rregullat e qarkullimit

Tiranë, 27 janar NOA Policia e Tiranës ka
gjobitur gjatë 24 orëve të fundit 844 drejtues mjetesh për shkelje të
qarkullimit rrugor, ndërsa po vazhdon aksionin e saj ndaj shoferëve debitorë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, po
vazhdojnë kontrollet ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitor në
shlyerjen e detyrimeve të tyre, dhe i fton ato të paraqiten pranë çdo dege të
Postës Shqiptare.
Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për
parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen
e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim
parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.
Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së
rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit
të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu,
kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo
parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës deklaroi sot policia e
kryeqytetit.
Kështu gjatë 20 orëve të fundit policia
gjobiti 844 shoferë dhe pezulloi 13 leje drejtimi.
k.k/NOA