E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasadori shqiptar në Londër përgënjeshtron lajmin e ‘The Sun’: Totalisht i pavërtetë!

Kryediplomati shqiptar në Londër ka theksuar edhe njëherë pozicionin e Shqipërisë, në lidhje me lajmin për ngritjen e një qendre të pritjes së emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Britaninë e Madhe. Në një intervistë për “The Guardian”, ambasadori Qirjako Qirko tha se lajmi që qarkulloi është i pavërtetë.

“Lajmi i dhënë nga “The Sun” është totalisht i pavërtetë. Nuk ka as diskutime dhe as negociata për këtë çështje”, tha ai. 

Ambasada shqiptare në Londër i ka dërguar një notë zyrtare proteste adresuar gazetës “The Sun”, ku ka bërë të ditur se artikulli i botuar nga ana e saj dhe të dhënat që paraqiten në të, janë tërësisht të pavërteta duke sqaruar zyrtarisht se nuk ka asnjë negociatë midis dy vendeve tona për këtë çështje. Lajmi u botua fillimisht nga tabloidi “The Sun”, sipas të cilit në Shqipëri do të krijohen qëndra për mbajtjen e emigrantëve të paligjshëm, të cilët do të hyjnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. Vërtetësia e këtij lajmi u mohua nga Zyra e Komunikimit të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›