E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama takon kryeministrin spanjoll, nënshkruhen dy marrëveshje bashkëpunimi

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Madrid, nga kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, me të cilin nënshkroi edhe dy marrëveshje bashkëpunimi. “Me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruam edhe dy marrëveshje: Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957 ” njofton në rrjete sociale zoti Rama.
“Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë.” shkruan kryeministri Rama.

Kryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë në Spanjë nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›