E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja Çeke: Situata në KQZ nuk është e dëshirueshme

BERAT - Ambasadorja Çeke në vendin tonë, Bronislava Tomasova deklaroi nga Berati se zgjedhjet e qershorit janë një test shumë i rëndësishëm për të parë funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.

“Shtetet anëtare të Bashkimit Europian po e ndjekin nga afër situatën politike parazgjedhore në Shqipëri dhe nga konkluzionet që dolën në dhjetor, këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të parë funksionimin e mirë të institucioneve demokratike në vend.”- u shpreh ambasadorja Tomasova.

Ambasadorja Çeke e cilëson të padëshirueshme situatën e krijuar në KQZ, ndërsa thekson domosdoshmërinë që institucioni kryesor që administron zgjedhjet të jetë një organ i pavarur.

“Situata e krijuar me KQZ-në është një situatë e padëshirueshme. KQZ duhet të jetë një institucion teknik që administron zgjedhjet, pra një organ i pavarur. Ne shpresojmë që vota e çdo qytetari të respektohet dhe në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme.”- deklaroi ambasadorja.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›