Të shtëna me armë në Ilinois, 5 të vdekur
SHBA - Pesë persona mbetën të vdekur sot në mëngjes, me orën lokale, pas disa të shtënave me armë zjarri në Ilinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas mediave vendase, personi i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar menjëherë në vendin e krimit, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Sipas Fox News, 5 viktimat janë qëlluar brenda një apartamenti, por shkaqet e incidentit nuk janë bërë ende të qarta. Zyrtarët vendas bënë të ditur se kishin marrë një telefonatë në orën 4:45 minuta të mëngjesit, duke lajmëruar se kishte pasur të shtëna me armë.
Ndërkohë si pasojë e ngjarjes së rëndë, u mbyllën shkollat përreth zonës së krimit, për të shmangur ndonjë incident tjetër.
(er.nu/BalkanWeb)