Ambasadorja Kim: SHBA mezi pret të bashkëpunojë me Presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj

SHBA mezi pret për të bashkëpunuar me Presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, menjëherë pas betimit të tij në Kuvend. Mesazhi është dhënë nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e cila ka qenë ndër të parat në radhët e diplomatëve të huaj në Tiranë, që ka uruar Presidentin Begaj pas betimit, në detyrën e tij të re si President i Republikës së Shqipërisë.
“Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s. #krahperkrah”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.
/rtsh.al/