E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BE, Borrel: Urime presidentit Begaj, mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE

Menjëherë pas betimit, ka ardhur edhe urimi nga Bashkimi Evropian për Presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj. Mesazhi i urimit ka ardhur nga shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Më anë të një postimi në Twitter ai shprehet se mezi po pret që të punohet bashkarisht në drejtimin evropian të vendit, që tashmë ka çelur edhe zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.

“Urime Bajram Begajt për betimin si presidenti i Shqipërisë. Mandati juaj fillon pasi vendi ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së. Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Së bashku ne jemi më të fortë”, shkruan ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›