Ambasadorja amerikane Yuri Kim, uron deputeten Mimi Kodheli, për zgjedhjen si zv.presidente në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar deputeten Mimi Kodheli, për zgjedhjen si zëvendëspresidente në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
“Urime Mimi Kodheli për emërimin si Zëvendës Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, shqiptari i parë që mban këtë post të rëndësishëm. Ne shpresojmë ta shohim atë duke punuar me Presidentin e Asamblesë Parlamentare Gerry Connolly, për të forcuar NATO-n!” shkruan Kim në Twitter. /rtsh.al