E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja e BE takon Ballën/ Takimi në Kryesinë e Kuvendit

TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa. Në fokus të bisedës ishte agjenda e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit të negociatave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi takimin si një bisedë të frytshme, duke theksuar rolin e Kuvendit të Shqipërisë në këtë proces.
Sipas Ballës, Kuvendi ka një rol thelbësor në avancimin e reformave, përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian dhe forcimin e mbikëqyrjes parlamentare.

Balla nënvizoi gjithashtu se anëtarësimi në BE mbetet një objektiv strategjik kombëtar, që kërkon angazhim të qëndrueshëm, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët evropianë.

/abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›