E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK mbylli hetimet për Ballukun, Blushi: Me 13 episode penale dhe do të gjykohet e lirë, Ilir Meta pa asnjë funksion ekzekutiv mbahet prej dy vitesh në paraburgim

Sekretari i Partisë së Lirisë ka reaguar pas mbylljes së hetimeve ndaj Belinda Ballukut dhe kalimit të dosjes për gjykim, duke e krahasuar çështjen e saj me atë të kreut të PL-së, Ilir Meta.

balluku meta

Në një reagim, ai akuzon SPAK-un për zbatimin e standardeve të dyfishta, duke pretenduar se Balluku do të gjykohet në gjendje të lirë, ndërsa Meta vijon të qëndrojë në paraburgim prej dy vitesh.

“Kontrasti Meta–Balluku, si vetëdiskreditim i SPAK-ut me regji politike të Edi Ramës!”, shkruan sekretari i Partisë së Lirisë.

Sipas tij, Balluku përballet me pesë kategori akuzash dhe 13 episode penale, por do të gjykohet e lirë, duke ruajtur edhe imunitetin parlamentar. Nga ana tjetër, Ilir Meta, i cili nuk ka imunitet parlamentar dhe nuk ushtron funksione ekzekutive, mbahet në paraburgim për arsye politike.

“Belinda Balluku, me 5 kategori akuzash, imunitet parlamentar, kontrollon gjysmën e Qeverisë dhe intimidon dëshmitarët, do të gjykohet e lirë”, thuhet në reagim.

“Për Drejtësinë me Regji, vërtet ka një ligj, por ka edhe shumë standarde. Kontrasti Meta-Balluku është vetëdiskreditimi më i rëndë i SPAK-ut, me regji politike të Edi Ramës!”, përfundon reagimi.

Reagimi i Tedi Blushit:

Kontrasti Meta–Balluku, si vetëdiskreditim i SPAK-ut me regji politike të Edi Ramës!

Belinda Balluku, me 5 kategori akuzash dhe 13 episode penale, do të gjykohet e lirë, duke ruajtur edhe imunitetin parlamentar.

Ilir Meta, pa imunitet deputeti dhe pa asnjë funksion ekzekutiv, mbahet prej dy vitesh në paraburgim-persekutim politik, gjykohet brenda kafazit të xhamit dhe pa avokat.

Balluku, me 5 kategori akuzash, imunitet parlamentar, kontrollon gjysmën e Qeverisë dhe intimidon dëshmitarët, do të gjykohet e lirë.

Meta, vetëm lider opozitar, pa pushtet ekzekutiv dhe pa imunitet, mbahet prej dy vitesh në paraburgim, pasi u rrëmbye me dhunë nga banditë të maskuar e të armatosur rëndë.

Balluku dhe Karçanaj, të dyja në gjendje të lirë, përballen me akuza të lidhura me afera të denoncuara me vlerë 2.5 miliardë euro.

Ndërsa për Metën: ZERO fakte penale! ZERO prova penale! ZERO akte dhe vendime të paligjshme! ZERO lekë dëm ndaj buxhetit të shtetit! ZERO lekë të përfituara në shkelje të ligjit! ZERO pasuri të paligjshme!

Për Drejtësinë me Regji, vërtet ka një ligj, por ka edhe shumë standarde.

Kontrasti Meta-Balluku, është vetëdiskreditimi më i rëndë i SPAK-ut, me regji politike, të Edi Ramës!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›