“Studentët po punojnë për një platformë” – Protestuesi: Rama s’mund të flasë për masa ekonomike kur iu ka thyer kockat të rinjve! Ata gjoja 800 mijë për këtë e votuan?!
Një qytetar tha nga protesta te kryeministria se do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh derisa kryeministri Edi Rama të pranojë kërkesën e tyre për dorëheqje.
Në një prononcim për News24, ai deklaroi se të rinjtë janë duke punuar për një platformë që quhet Lëvizja Studentore Kombëtare.
“Sa i përket vijimësisë, të paktën që nga 13 tetori, fjala i takon studentëve. Ata e përcaktojnë vijimësinë. Ne i mbështesim dhe besojmë se do të na sjellin zgjidhjen që pyesin njerëzit. Mesa jam në dijeni po lëvizin do të dalin me diçka dinjitoze. Të paktën platformë, janë duke e prezantuar. Kanë dalë prezantimet e para, quhet lëvizja studentore kombëtare. Një precedent e kemi, në Serbi funksionoi.”, u shpreh ai.
Ai theksoi se kryeministri nuk mund të flasë për plan masash ekonomike kur ka rrahur të rinjtë që dolën në protestë kundër tij.
“Është qesharake që të flasësh për plan masash pasi iu ke thyer kockat adoleshentëve. Qëllon njerëz me plumba në sy. Masat ekonomike janë si puna e masave të Covid, fallco”, shtoi protestuesi.
I pyetur për deklaratat e Ramës se nuk do të japë dorëheqjen, ai theksoi se nuk mund ta mbajë pushtetin duke dhunuar qytetarët e vendit.
“Çdo maskë që ka vendosur tashmë është hequr, që në fillim kur u mblodhën 100 mijë veta dhe jo më kur u detyrua të përdorë masa ekstreme. Sa mendon se do të durojë duke rrahur qytetarët e tij në mënyrë anormale. Kështu do ta mbajë pushtetin? Ata 800 mijë gjoja për këtë e votuan që tu thyejë këmbët kalamajve.“