Ambasadorja e Britanisë ngushëllon Nishani për 4 policët e vrarë

Tiranë, 10 gusht NOA - Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani priti sot në një takim Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë Fiona Mcllëham.
Ambasadorja ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të katër oficerëve të policisë shqiptare e njëherësh vlerësoi edhe nderimin e tyre me titullin Dëshmorë të Atdheut.
Ndërkohë sipas deklaratës për shtyp lëshuar sot nga Ministria e Brendshme mësohet se Ambasadorja Mcllëham theksoi gjatë takimit se ngjarja e së premtes në Durrës dëshmon vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me të njëjtën forcë luftën kundër krimit të organizuar dhe shtoi se në këtë rrugë dhe në këtë agjendë të forcimit të ligjit e sigurisë në vend, qeveria britanike do të japë gjithnjë mbështetjen e saj.
Ndërsa nga ana e tij ministri i Brendshëm, Bujar Nishani shprehu falënderimet në emër të Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë shqiptare për asistencën e vazhdueshme të qeverisë britanike për Policinë e Shtetit dhe përvojën e ofruar për sundimin dhe respektimin e ligjit.
Ministri i Brendshëm, duke u ndalur tek rënia në detyrë e katër oficerëve të policisë gjatë një aksioni në Durrës më 7 Gusht 2009, u shpreh se oficerët e policisë dëshmuan kurajë, guxim dhe trimëri të jashtëzakonshme, me qëllimin për të kryer detyrën ndaj atdheut e në të njëjtën kohë duke synuar deri në fund respektimin maksimal të ligjit.
Ministri Nishani u shpreh se shembulli i oficerëve të policisë të rënë në detyrë do të jetë frymëzim për luftën e vazhdueshme të strukturave të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar.
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka marrë mesazhe ngushëllimi për rënien në detyrë të katër oficerëve të policisë, nga Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch, Ambasadori i Republikës së Italisë Sabba DElia dhe Ministri i Brendshëm i Kosovës Zenun Pajaziti.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")