Zbulohen plantacione të rimbjella me marijuanë në jug, nuk dihen autorët

Gjirokastër, 11 Gusht NOA Një sasi e madhe bimësh narkotike të gatshme për tu korrur, u zbuluan në jug pak muaj pasi ishin kontrolluar nga policia, informoi mëngjesin e sotëm, korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.
Zbulimi i drogës u bë gjatë operacionit të koduar Hija e lisit, organizuar nga policia e Gjirokastrës, pak ditë pas atij të koduar me emrin Era e Jugut.
Specialistët dhe Agjentët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me forcat e policisë së Komisariatit të Policisë Tepelenë zhvilluan operacionin në rrethin e Tepelenës, në Përroin e Ujit të Vierr, rreth 5 kilometra mbi fshatin Bënçë të rrethit Tepelenë dhe rreth 2 kilometra nga rruga Tepelenë -Kurvelesh.
Si rezultat i këtij operacioni, mbi fshatin Bënçë të Komunës Qendër Tepelenë, në përroin e Ujit të Vierr, u bë e mundur evidentimi i dy parcelave të hapura rishtas në anën e përroit për të kultivuar bimë narkotike ku ishin të kultivuara bimë narkotike Kanabis Sativa.
Në vendngjarje, konstatohej se nga ana e rrugës kishte lisa të mëdhenj dhe nga ana tjetër kishte shkurre të dendura, të cilat bënin të vështirë identifikimin e parcelave .
Në këto parcela ishin të mbjella 1076 rrënjë bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, të cilat varionin nga 1 metër deri në 1.5 metra të larta.
Në momentin që policia ka konstatuar parcelën, autori i kultivimit të bimëve narkotike nuk u gjet në parcelë.
Parcelat janë mbajtur nën vëzhgim për disa ditë rresht nga shërbime të fshehta të policisë, por autori nuk ka shkuar përsëri në parcelë.
Ndodhur në këto kushte, nga ana e policisë është bërë asgjësimi i bimëve narkotike.
Specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar, thanë se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të gjetura në vendngjarje, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kanë bërë dokumentimin me prova ligjore si dhe identifikimin e autorit të kultivimit të bimëve narkotike.
Pasi u kryen të gjitha veprimet e para procedurale dhe hetimore, si marrja në cilësinë e provës materiale të një sasie rrënjë bimësh për ekspertim Bio-Kimik, ndërsa bimët e tjera janë asgjësuar në vend me anë të djegies, u bë shpallja në kërkim e autorit, por policia tha se për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhënat e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të Kultivimit të bimëve narkotike.
Aksionet e policisë së Gjirokastrës për shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike vijnë pasi parcelat e kultivuara u evidentuan gjatë fazës investiguese dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.
v.n/e.n/NOA - Më shumë foto për lajmin, gjeni këtu
Drogë u zbulua sot dhe në Shkodër, klikoni këtu: Vija ajrore zbulon 4 mijë rrënjë hashash në rajonin e Shkodrës
Lajmi dhe fotot që e shoqërojnë, janë prodhime të agjencisë NOA. Ndalohet publikimi i tyre i plotë ose i pjesshëm pa u cituar burimi NOA
Komentoni lajmin më poshtë:
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")