E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja e SHBA takim me AmCham: Krijim të kushteve për të tërhequr më shumë biznese amerikane në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, përmes një postimi në rrjetet sociale, informon mbi një takim të zhvilluar me Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ndërsa thekson rolin kyç të kësaj të fundit në ekonominë e vendit.

Sipas ambasadës, Dhoma Amerikane përfaqëson 270 kompani anëtare, të cilat gjenerojnë afro 25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë. Institucioni vlerësohet si një urë e rëndësishme mes investitorëve amerikanë dhe tregut shqiptar, si dhe një motor i rëndësishëm për rritjen ekonomike.

“Duke përfaqësuar 270 kompani anëtare që gjenerojnë gati 25% të PBB-së së Shqipërisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një urë e rëndësishme midis investitorëve amerikanë dhe Shqipërisë, si dhe një motor për rritjen ekonomike.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn iu bashkua dje Dhomës Amerikane për të diskutuar strategjinë e tyre për rritjen e eksporteve dhe investimeve amerikane dhe krijimin e kushteve të barabarta për të tërhequr më shumë biznese amerikane në Shqipëri“, shkruan ambasada amerikane në postimin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›