E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja gjermane BE i gatshem te asistoje por zgjidhja duhet gjetur brenda kuadrit ligjor shqiptar

DW Zonja Ambasadore qe nga mbremja e 8 majit kur jane mbyllur kutite per zgjedhjet lokale ende procesi per rezultatin final ne bashkine e Tiranes eshte duke u shqyrtuar ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit dhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Si do ta pershkruani kete situate paszgjedhore ne bashkine kryesore te vendit

Carola Muumlller-Holtkemper Me shume se tre jave kur jane mbyllur kutite e votimit procesi per shpalljen e fituesit ne bashkine e Tiranes nuk eshte mbyllur. Situata mbetet ende e paqarte. Une mendoj se ka ardhur koha qe Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit te marre nje vendim te vetin dhe shpresoj shume qe ky vendim te merret brenda kuadrit ligjor ekzistues ne Shqiperi. Te merret ne menyre sa me transparente dhe i pandikuar politikisht. E themi si komunitet nderkombetar si Bashkim Europian se ofrojme ndihmen tone konsulencen dhe asistencen tone ligjore ne qofte se do te jete e nevojshme. Ne jemi te gatshem ta bejme kete ne rast se do te na kerkohet ne marrjen e ketij vendimi te rendesishem. Por me lejoni te them qe ky eshte nje proces shqiptar dhe partite politike duhet te bien dakord dhe te gjejne konsensusin me njera tjetren.

DW Kur ju thoni se jeni te gatshem per asistence dhe konsulence per kete proces cfare keni parasysh konkretisht

Carola Muumlller-Holtkemper Do te permendja p.sh. ketu asistencen qe mund te jepej nga Komisioni i Venecias qe mendoj se ne kete fushe mund te ishte nje institucion qe disponon pervojen dhe kompetencen e nevojshme. Kete te hene mua me eshte drejtuar pyetja nga gazetaret nese une kisha perjetuar ndonje situate te tille te ngjashme diku tjeter. Pergjigjen une ja projektova procesit aktual qe po ndodh ne Shqiperi. Une u jam pergjigjur gazetareve se megjithese nuk kam nje panorame te plote se cfare ndodh ne rreth 200 vende te botes sipas pervojes sime nje proces te tille - dhe ketu i referohem mungeses se komunikimit mes aktoreve te medhenj te politikes shqiptare ndash nje proces te tille pra nuk e kam perjetuar ndonjehere.

DW Aktualisht ne pritje te shqyrtimit te ankesave nga subjektet konkuruese ne Kolegj dhe KQZ ka ende qendrime te kunderta dhe fajesim te ndersjellte mes perfaqesuesve te politikes per ate qe konsiderohet si ushtrim presioni ndaj ketyre institucioneve. Sipas mendimit tuaj zonja Muumlller-Holtkemper cili do te ishte qendrimi qe duhet te mbante politika ne kete periudhe te shqyrtimit te ankesave

Carola Muumlller-Holtkemper Sikurse e permenda dhe me pare ky eshte nje proces teresish shqiptar. Fjalen e ka Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit per vendimin perfundimtar. Krahas kesaj do te ishte normale qe partite politike shqiptare ne vend qe te fajesojne dhe akuzojne njera-tjetren te arrijne te gjejne rrugen e bashkepunimit per te miren e interesit kombetar.

Intervistoi Arben Muka

Redaktoi E.Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›