Reagimet ndaj idese per ndarjen e Kosoves

Ne kohen kur Kosova dhe Serbia po zhvillojne dialog per ceshtje teknike autoritet me te larta ne Beograd hapur kane hedhur idene e ndarjes se pjeses veriore te Kosoves dhe bashkimin e saj me Serbine. Kete qendrim e ka shprehur zevendeskryeministri ne qeverine e Serbise Ivica Dacic si nje nga mundesite qe Kosova dhe Serbia perfundimisht ta zgjidhin ceshtjen e statusit te Kosoves duke perfunduar me ndarjen e saj. Mirepo presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga i cila mori pjese ne Samitin e Varshaves sapo u kthye ne Prishtine tha se te gjithe presidenteve te vendeve te ndryshme qe ka pasur takim perfshire edhe presidentin amerikan Barak Obama u ka bere te qarte se ceshtja e ndryshimit te kufijve te Kosoves eshte e mbyllur.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ndarja nuk eshte opsion - Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga. Qendrimi im ka qene i qarte se ky eshte nje dialog teknik ku diskutohen ceshtje teknike qe lehtesojne jeten e qytetareve te te dyja vendeve dhe cdo ceshtje tjeter qe hapet sa i perket riorganizimit te brendshem apo ceshtja e statusit kane vijen e kuqe dhe nuk do te jene fare teme diskutimi tha presidentja Atifete Jahjaga.
Ideja e zevendeskryeminitrit serb Ivica Dacic per ndarjen e Kosoves kundershtohet fuqishem edhe nga serbet e Kosoves qendrore. Gjate nje debati te zhvilluar ne Cagllavice mbi kete ceshtje nenkryetari i Parlamentit te Kosoves Petar Miletiq thote se ndarja eshte e pamundur dhe po qe se do te ndodhte do te ishte shume e demshme.
Ndarja e Kosoves eshte zgjidhje e keqe ne radhe te pare per serbet e Kosoves dhe mendoj se kjo eshte e keqe edhe per serbet qe jetojne ne jug por edhe ata qe jetojne ne veri te lumit Iber. Ne serbet cdo gje qe kemi e kemi ne jug te lumit Iber edhe ne kuptimin shpirteror ekonomik por edhe te popullsise thote Petar Miletiq.
Edhe njera nga deputetet serbe ne kuvendin e Kosoves Rada Trajkovic terheq verejtjen se ideja per ndarjen e Kosoves eshte e demshme edhe per vete Serbine ne raport me faktorin nderkombetar.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Deputetja serbe ne Kuvendin e Kosoves Rada Trajkovic. Mendoj se eshte e tmerrshme qe me kete projekt dhe me nje nxitje te tille publike Serbia e karakterizon veten si faktor te destabilizimit te rajonit. Serbia me kete ide mund te humbase edhe perkrahjen e vendeve te Bashkimit Evropian qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves thote Rada Trajkoviq.
Edhe nje perfaqesues tjeter i serbeve te Kosoves Momcillo Trajkoviq kryetar i Levizjes Serbe te Rezistences thote se serbet ne Kosove duhet te pajtohen me rregullat e lojes.
Serbet nuk e pranojme pavaresine e Kosoves por ne te gjithe pajtohemi qe te jetojme ketu. Dhe ne fund te fundit neduhet te respektojme rregullat. Fakti qe nuk me pelqen shteti i pavarur i Kosoves eshte nje ceshtje personale. Politikisht mund ta ve ne pikepyetje por nuk mund te marr pushken e te qelloj pse nuk me pelqen Kosova e pavarur thote Momqillo Rajkoviq.
Megjithe idene per ndarjen e pjeses veriore te Kosoves qeveria kosovare po ben perpjekje qe te shtrije autoritetin e vet te cunguar edhe ne kete pjese te vendit. Javen qe shkoiqeveria hapi ne pjesen veriore te Mitrovices Qendren per Sherbime te Qytetareve e cila do ti ndihmoje edhe ekipit pergatitor per krijimin e komunes veriore te Mitrovices gje qe parashikohet ne planin e Marti Ahtisarit.
Autor Bekim Shehu / Prishtine
Redaktoi E.Xhani