E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakteri vrases BE Jo alarmant

“Në ditët e fundit kemi përballuar një krizë të rëndë, por çdo alarm i dhënë është i ekzagjeruar”.

Lajmin e ka bërë të ditur komisari i BE-së për Shëndetin, John Dalli duke folur për kontaminimin e krijuar nga bakteri E.Coli.

“Do të punojmë në kontakt të ngushtë me shtetet anëtarë për të identifikuar sa më shpejt burimin e kontaminimit”, ka shtuar komisari duke shpjeguar se problemi është i limituar në zonën e Hamburgut në Gjermani.

“Pasojat po reduktohen, duke qenë se gjithnjë e më pak persona janë shtruar në spital”, shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›