E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja gjermane kërkon zgjidhje të gjithë-pranueshme

Sipas Muller-Holtkemper, në përfundim të këtyre negociatave duhet të ekzistojë ndjesia që secila palë ka përfituar diçka dhe ka dëshirën për të bashkëpunuar sërish në të ardhmen.     
     
Ambasadorja gjermane mori pjesë sot në konferencën me temë “Standarde të Etikës dhe Kodeve Parlamentare”, që u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, nga Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me prezencën e OSBE dhe Ambasadën gjermane në Tiranë.
     
"Tema që trajtohet këtu është zgjedhur bashkërisht nga Kuvendi, prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe me mbështetjen e ministrisë së Jashtme gjermane. Kjo konferencë është pjesë e një axhende të vazhdueshme reformash që është miratuar vitin e kaluar mes maxhorancës dhe opozitës", tha ambasadorja Holtkemper.
     
Sipas saj, "kjo marrëveshje përmbante rënien dakord për kodin zgjedhor, për të cilin tashmë është arritur një kompromis".
     
Gjithashtu në kuadër të kësaj marrëveshje, ambasadorja gjermane tha se, është edhe një projektligj për heqjen e imunitetit të zyrtarëve që shpresoj të miratohet në 6 gusht 2012 në Kuvendin e Shqipërisë".
     
"Pas një jave, në zyrën e Presidentit do të vijë një president i ri. Ka shpresa të mëdha që ky President të përfshihet në reformën e drejtësisë, ndërsa mbetet për të përfunduar edhe reforma për rregulloren parlamentare. Me organizimin e kësaj konference ne duam të kontribuojmë për këto reforma", tha ajo.

                                                                                             2012-07-16 18:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›